Përurohet stacioni policor në Shtime

Në ceremoni pritet të marrë pjesë Ministri Mustafa

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot nga ora 10:00 do të organizojë ceremoninë e përurimit të stacionit policor në Shtime.

Objekti përmbush standardet e një objekti modern, përfshin një hapësirë me sipërfaqe prej 800m2 dhe konsiderohet se vlera e objektit të arrijë shumën e investimeve prej rreth 300 mijë eurove.

Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë: Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, Drejtori i Përgjithshëm i PK-së,  Rashit Qalaj si dhe përfaqësues të institucioneve tjera relevante.

Sipas policisë, projekti për objektin e stacionit policor ka qenë i nevojshëm dhe do të krijojë kushte më të mira për punë dhe kushte për funksionim më efikas për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Back to top button