Prizrenit iu shtua një stadium ndihmës i ri

Prizrenit iu shtua një stadium ndihmës i ri

Sot gjatë ditës është bërë përurimi i stadiumi ndihmës në Boka-Boka, në Korishë të Prizrenit. Ky stadium kishte kohë që kishte filluar të ndërtohet dhe sot është bërë përurimi i tij.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Gashi si dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, u shpreh se ministria në bashkëpunim me federatën e futbollit me këtë stadiumin po tregon seriozitetin që ka në përmisim e infrastrukturës sportive anembanë Kosovës.

Me ndërtimin e stadiumit ndihmës në Korishë, Prizrenit sot i është shtuar një infrastrukturë e re sportive, e cila jam i bindur se do të jetë vatër e nxjerrjes së talentëve të rinj“, tha Haskuka.

Kosovën e presin edhe shumë stadiume të reja ,’ Nuk do të ndalemi, do të ndërtojmë stadiume të tillë në gjithë Kosovën’, u shpreh Ademi në ceremonin e përurimit.

Ministri, Gashi ashtu edhe kryetari i FFK-së,  Ademi dhe kryetari i komunës së Prizrenit, Haskuka premtuan edhe stadiume tjera në Prizren të cilat pritet të përfundojnë në një të ardhme të afërt./21Media