Dy vjetori i martesës së çiftit

Dy vjetori i martesës së çiftit

Ish-miss Shqipëria, Almeda Abazi sot feston ditëlindjen e 27-të. Me rastin e ditëlindjes, Almeda ka pranuar urime të shumta, e nuk mund të ketë munguar një urim i veçantë nga bashkëshorti i saj, aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman.

Tolgahan ka uruar që çdo vit i saj të jetë edhe më i mirë, duke e përmbyllur me fjalët “të dua shumë”, shkruan rtv21.tv

Përveç ditëlindjes, çifti ka edhe një arsye për festë. Pikërisht më 13 shkurt të vitit 2017, në ditëlindjen e 25-të të Almedës ata kurorëzuan dashurinë me martesë, duke përmbushur ëndrrën e tyre. Çifti është martuar në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një ceremoni të organizuar në Beverly Hills, ku të ftuar ishin 40 persona.

Almeda ka publikuar dy fotografi në Instagram, njërën kur ka qenë e vogël dhe tjetra nga dasma e çiftit.

 

View this post on Instagram

 

Happy birthday to me and Happy 2nd wedding Anniversary to us my love @tsayisman ❤️ #february13

A post shared by Almeda Abazi Sayisman (@almeda92) on

Dashuria e tyre po bekohet me një djalë, të cilin kanë vendosur ta pagëzojnë me emrin Efehan./21Media