Kampionati botëror "Rusia 2018" me shumë shqiptarë

Kampionati botëror “Rusia 2018” me shumë shqiptarë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara më datë 13, 14 dhe 15 korrik do të jetë në Rusi për të performuar në Kampionatin e Botës “Rusia 2018”

Në faqen zyrtare të FIFA-s është publikuar tabela e programit ku shihet edhe emri këngëtares së njohur Arilena Arës e cila do të këndojë para mijëra shikuesëve, shkruan rtv21.tv.

Këngëtarja 19-vjeçare në llogarinë e saj “Instagram” është shprehur e lumtur, duke treguar se më 13 korrik do të performojë në një festival në Bellorusi, më 14 do të jetë pjesë e organizimit ku dy përfaqësuesete futbollit, ajo e Anglisë dhe e Belgjikës do të ndeshen për vendin e tretë.

Po ashtu këngëtarja zë-ëmbël do të performojë edhe më 15 korrik ku luhet për Kupën e Botës ndërmjet përfaqësueseve Francë- Kroaci.

Kujtojmë se në finale të dielen më 15 korrik, Era Istrefi bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam do ta këndojnë himnin e këtij kampionati “Live it up”./21Media