Almeda publikoi video të bukur

Almeda publikoi video të bukur

Çifti i njohur, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman dje arritën në Kosovë për një vizitë njëditore bashkë me djalin e tyre Efehanin.

Përveç Prishtinës, çifti kanë vizituar edhe qytetin e Prizrenit, ndërsa sot morën rrugën për në Shqipëri.

Almeda është ajo e cila publikoi një video në Instagram, përmes të cilës shfaqi bukurinë që ka Shqipëria.

Shqipëria ime e bukur”, është mbishkrimi që Alemda ia ka lënë videos.

Në mesin e atyre që dje patën rastin të takohen me çiftin e njohur turk ishin edhe këngëtarja e mirënjohur kosovare, Genta Ismajli, si dhe aktori, Vedat Bajrami.

Tolgahan Sayisman dje bëri të ditur se në Kosovë erdhi me ftesën e ministrit në detyrë, Kujtim Gashit, për çka tha se ndihet shumë i nderuar. Tolgahan, i cili për herë të fundit kishte qenë para katër vjetësh në Kosovë tha se ndihet i gëzuar që edhe kësaj here është pritur ngrohtë. /21Media