Dy festa për një ditë

Dy festa për një ditë

Gjithë personat publik, të profesioneve të ndryshme uruan dje festën e pavarësisë së Shqipërisë me anë të postimeve të ndryshme në rrjetet sociale. Ndër ta edhe Dua Lipa dhe Rita Ora, të cilat gëzojnë famë në të gjithë botën, e në mënyrën më të mirë të mundshme po e përfaqësojnë popullin shqiptarë, shkruan rtv21.

Çifti simpatik, Alban Skenderaj dhe Miriam Cani që përveç muzikës i bashkon edhe dashuria e tyre, dje kishin dy festa në familjen e tyre, pasi vajza e tyre e vogël Ameli, festoi ditëlindjen e saj të tretë bashkë me familjen.

Image result for alban skenderaj miriam cani

Albani atë e uroi përmes rrjetit social Instagram, duke e postuar një fotografi të bukur bashkë me Miriamin dhe Amelin teksa janë duke i shin duke i fryerë qirinjët. Ata dukeshin shumë të ëmbël dhe të lumtur, Miriam dhe Ameli kishin zgjedhur ngjyrën e kuqe për veshje, ndërsa Albani një kostum ngjyrë të zezë

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime Gëzuar Shqipëri”, ka shkruar albani poshtë fotografisë së publikuar në Instagram./21Media