"Ndeshja kundër Kosovës do të jetë vendimtare"

“Ndeshja kundër Kosovës do të jetë vendimtare”

Kosova ka qenë befasia më e madhe në Evropë, gjatë kualifikimeve për kampionatin evropian.

Kur kanë mbetur vetëm edhe dy ndeshje deri në fund të kampanjës, “Dardanët” kanë mundësi për të shkruar historinë.

Ndeshja përcaktuese për fatin tonë pritet të zhvillohet muajin e ardhshëm në Plzen kundër Çekisë.

Trajneri Jaroslav Silhavy ka thënë se beson që Kombëtarja e tij do të kualifikohet.

“Ndeshja kundër Kosovës do të jetë vendimtare. Nëse vazhdojmë me paraqitjen sikur ndaj Malit të Zi, besoj që ne do të arrijmë të kualifikohemi” ka deklaruar Silhavy.

Ndeshja Çeki – Kosovë do të zhvillohet më 14 nëntor.