A e dini që dhimbja e dhëmbit është e lidhur me dhimbjen e kokës

A e dini që dhimbja e dhëmbit është e lidhur me dhimbjen e kokës

Për shekuj me radhë, trupi i njeriut ishte subjekt i studimeve dhe eksperimenteve të ndryshme.

Dhe ju mbase do të mendoni se gjatë gjithë historisë nuk do të kishte sekrete që do të zbuloheshin, por një listë do të dëshmojë se mund të gaboni.

Më poshtë ju sjellim disa fakte interesante rreth trupit të njeriut, që ndoshta mund të mos i dini, përcjell rtv21.tv

Trupi i njeriut mund të mbijetojë nga goditja e rrufesë

9 nga 10 njerëz që u goditën nga rrufeja kanë mbijetuar. Kjo nuk varet nga gjendja e trupit të një personi, pasiqë moshat e të mbijetuarve variojnë nga fëmijët deri te njerëzit në të 50-at.

Dhimbja e dhëmbit dhe dhimbja e kokës janë të lidhura së bashku

A keni vënë re ndonjëherë se dhimbja juaj e dhëmbit është e lidhur me dhimbjen e kokës? Ju nuk jeni vetëm duke imagjinuar gjëra – në sajë të nervit trigeminal që shkon me nofullën tuaj në kokën tuaj, ato 2 dhimbje zakonisht shkojnë “dorë për dore”.

Truri i njeriut mund të jetë më aktiv gjatë gjumit

Fazat e procesit të gjumit njerëzor kanë qenë zbuluar në vitin 1950 dhe sipas të gjeturave, truri ynë është më i zënë kur fle se kur është i zgjuar.

Çimet e fytyrës rriten më së shpejti në trupin tuaj

Nëse ndonjëherë i pyesni meshkujt për këtë, ata do të pajtohen që ata duhet të “përballen me këtë fakt” çdo ditë kur duhet të rruhen. Ndoshta është mirë që gratë të gjejnë meshkuj tërheqës me mjekër apo jo?

Gjatësia e të gjitha enëve të gjakut është me të vërtetë mbresëlënëse

Nëse merrni çdo enë të gjakut në trupin tuaj dhe e ktheni mbrapa, ato do të përbënin një gjatësi prej 96,000 kilometrash ose 60,000 milje në fëmijë dhe 100,000 milje te të rriturit./21Media