Pesë fluturime në nisje nga Prishtina

Njoftim i ANP-së

Në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës më nuk do të ketë hyrje të udhëtarëve përmes portit ajror “Adem Jashari”. Në një njoftim nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, aeroplanët lejohen të aterojnë pa udhëtarë (ferry) dhe ju mund të ktheheni në shtetet ku jetoni me kompanitë ajrore që kanë mundësi për të operuar në këtë mënyrë.

“Sot në nisje do të realizohen fluturimet si vijon:

Prishtinë – Zurich, 2 fluturime
Prishtinë – Munich, 1 fluturim
Prishtinë – Dusseldorf, 2 fluturime”, thuhet në njoftimin e ANP-së.

Në anën tjetër, Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku mbrëmë ka njoftuar se në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit do të lejojë në mundësitë që ekzistojnë – kthimin e organizuar të qytetarëve që kanë mbetur jashtë kufijëve të Kosovës. Ai ka njoftuar se qytetarët që gjenden jashtë Kosovës kanë kohë të kontaktojnë me amabsadat 48 orë./21Media

Back to top button