‘Zonja e Vjetër’ e gatshme ta shesë Emren

‘Zonja e Vjetër’ e gatshme ta shesë Emren

Juventusi nuk është i kënaqur me cilësitë e mesfushorit gjerman, Emre Canin, dhe ka vendosur ta shesin atë.

Duke parë situatën që po kalon Can, shumë skuadra evropiane e duan transferimin e tij, derisa torinezët kanë pranuar ofertat e para.

Borussia Dortmund, Arsenal, Manchester United, Tottenham Hotspur e Bayern Munich, që të gjitha e duan transferimin e mesfushorit.

Can thuhet se nuk e dëshiron kalimin në Ligën Premier, pasi në të kaluarën ka luajtur për Liverpoolin dhe dëshiron t’i respektojë atë.