Për lojtarët e Manchester United ky vit do të mbahet mend

Për lojtarët e Manchester United ky vit do të mbahet mend

Për, Paul Pogbën, Victor Lindelof, Fred, Matteo Darmian, si dhe Chris Smalling, viti 2019-të do të jetë vit i njëjtë. Brenda 2019-tës këta pesë lojtar të Manchester United pritet të bëhen baballarë, kjo nga mediat e huaja po konsiderohet si një koiçidencë interesante.

Paul Pogba po pret fëmijën e tij të parë me të dashurën, Maria Salaues.

Ashtu si shoku i tij edhe Victor Lindelof pret të bëhet baba, me gruan e tij stjuardesën suedeze, Maja Nilsson.

Edhe lojtari i famshëm brazilian, Fred bënë pjesë në listën e pesë lojtarëve të cilët priten të bëhen baba gjatë këtij viti.

Matteo Darmian githashtu këtë vit do të bëhet baba. Ai dhe bashkëshortja e tij Franceska do të bëhen shumë shpejtë prindër.

Kësaj liste i shtohet edhe, Chris Smalling i entuziazmuar me lajmin se do të bëhet prind, Smalling ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram edhe fotografinë e parë të bebes nga rengeli.

 

View this post on Instagram

 

Happy NYE from the Smalling’s! This year our dreams are coming true as we’ll be welcoming our first (non fury 🐶) son into the world. He’s got long legs that couldn’t quite fit into the pic just like his dad 😄 We’re so excited and feeling so so blessed. You might have noticed I’ve taken a much needed break from social media to focus on this very important chapter of our lives, recharge and come back stronger. I’ll be back very soon 🙂 Wishing everyone an amazing 2019. A new year is the perfect time to make positive changes in your life so make this the best year yet full of joy and love, that’s certainly our plan 💫 Sending everyone loads of love 💕 from Sam, Chris, Miley, Ruben and Bump xxxxx

A post shared by Sam Smalling (@samsmallinginsta) on

Ky lajm i gëzuar për lojtarët nuk mund të jetë i pritur mire nga disa prej  menaxherëve brenda ekipit, pasi që ata janë të shqetësuar për arsyen se kjo mund tu shkaktojë vështirësi atyre në fushë.

Në raportin e TheSun thuhet se një ekspert i njohur dikur i kishte thënë ekipit: “Ju kurrë nuk do të fitoni asgjë me fëmijët”. /21Media