Pesë miliarderët më të mëdhenj botërorë

Mark Zuckerberg nga Facebook ka 72.3 miliardë dollarë në vendin e pestë

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon, është njeriu më i pasur në botë me pasuri prej 100 miliardë dollarë, sipas Bloomberg.

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, renditet në vendin e dytë me 89.4 miliardë dollarë.

Në vendin e tretë është Warren Buffett, pronar i kompanisë Berkshire Hathaway, të cilën e kishte blerë në vitin 1969, me pasuri prej 81.7 miliardë dollarë.

Amancio Ortega, i cili kontrollon gjigantin Inditex, që ka në pronësi Zara, Massimo Dutti, Oysho dhe të tjera kompani, renditet i katërti në listë me 75.9 miliardë dollarë.

Mark Zuckerberg nga Facebook ka 72.3 miliardë dollarë në vendin e pestë.

Back to top button