Në aksident ishte i përfshirë një kombi me udhëtarë

Në aksident ishte i përfshirë një kombi me udhëtarë

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë.

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor (NJ.R.K.RR.), ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:05 si dhe në këtë aksident ishte i përfshirë një kombi me udhëtarë.

Sipas policisë, në aksident kanë mbetur të lënduar një djalë 22 vjeçar dhe katër vajza të datëlindjeve 1995-1996. Njëra nga të lënduarat, sipas policisë për shkak të lëndimeve serioze është dërguar nga Spitali Rajonal në Pejë për QKUK, kurse, njëra është ndaluar në spital rajonal Pejë. Ndërsa, tre prej të lënduarëve janë liruar për në shtëpi.

Njësite relevante të policisë komunikacionit rrugor, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet e nevojshme policore.

Lidhur me të gjitha veprimet policore është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe sipas të dhënave preliminare, dyshohet se deri të aksidenti ka ardhur për shkak të mos respektimit-përshtatjes së shpejtësisë adekuate sipas rregullave dhe shenjave të parapara. /21Media