Të përfshira dy vetura

Të përfshira dy vetura

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot rreth orës 19:10 në fshatin Runik të Skënderajt.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. Ai po ashtu ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Ai ka thënë se të lënduart janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës./21Media