Arrestohet i dyshuari

Arrestohet i dyshuari

​Policia austriake ka bërë me dije se po heton mbi vrasjen e dyshuar të pesë personave në qytetin e skive në Kitzbuehel, Austri.

Një zëdhënës i policisë rajonale të Tirolit shprehet se vrasjet kanë ndodhur brenda natës.

Agjencia austriake e shtypit, APA, duke cituar policinë thotë se autori i dyshuar është arrestuar.

Police officers and rescue workers stand in front of a house where, according to police, five people were found dead in Kitzbuehel, Austria October 6, 2019. ZOOM.TIROL via REUTERS

Mediat lokale, raportuan se autori i krimit ishte një burrë 25-vjeçar që kishte hyrë në shtëpinë e ish të dashurës së tij dhe kishte qëlluar mbi 5 persona, gruan dhe të dashurin e saj të ri, prindërit dhe vëllain.

Mediat raportojnë gjithashtu se ai është vetdorëzuar në polici, duke rrëfyer mbi vrasjet e kryera.