Incidenti ka ndodhur afër një klubi të natës

Incidenti ka ndodhur afër një klubi të natës

Pesë persona kanë humbur jetën pas disa të shtënash para një klubi të natës në New York të shtunën.

Incidenti ndodhi në Brooklyn pikërisht pas orës 7 të mëngjesit.

Njësitë e NYPD kanë dhënë informacione kontradiktore në lidhje se sa viktima janë, disa raportuan se janë tetë viktima.

Të gjithë viktimat e incidentit rreth Utica dhe Pacific Avenue ishin duke u dërguar në spital, transmeton rtv21.tv.

Një dëshmitar në vendngjarje u dëgjua duke thënë se një grua ishte larguar nga vendi i ngjarjes me pranga. Një video e një përdoruesi “Citizen” tregon gjithashtu policinë me një burrë në pranga.

Javën e kaluar, një seri gjuajtjesh me armë lanë të plagosur babain e tre fëmijëve si dhe një burrë 59 vjeçar./21Media