Problemet me tretjen, ndryshimi i zërit dhe kollitja janë vetëm prej shenjave

Problemet me tretjen, ndryshimi i zërit dhe kollitja janë vetëm prej shenjave

Një nga sëmundjet më të rrezikshme që vazhdon të marrë shumë jetëra të njerëzve është sëmundja e kancerit. Megjithëse, zbulimi i tij në fillim, jo gjithmonë është i mundur, por trupi arrin të dërgojë disa sinjale dhe shenja paralajmëruese në lidhje me këtë sëmundje.

Më poshtë lexoni disa shenja paralajmëruese të kancerit:

Probleme me trejtjen: Kur problemet dhe vështirësitë me tretjen zgjasin më shumë se dy ditë, duhet të mendoni seriozisht të flisni me një mjek.

Ndryshime në urinim: Ndryshimet në forcën e rrjedhjes së urinës, ngjyrës, aromës, prezencës së shkumës ose gjakut duhet të kontrollohen menjëherë.

Gjakderdhja: Gjakderdhja mund të ndodhë edhe për arsye të pashpjegueshme që jo gjithmonë lidhen me periodat apo herpesat vaginalë, në raste të tilla, më konkretisht kur vini re sekrecione gjaku nga mitra, thithkat ose kilitori komunikoni me mjekun.

Ndryshime të zërit: Kanceri i laringut mund të shkaktojë ndryshimin e rimbrit dhe tonin e zërit tuaj.

Kollitja e vazhdueshme: Kollitja që zgjatë më shumë se 1-2 javë mund të jetë shumë më tepër se një ftohje./21Media