Pesë shenja për alarm

Pesë shenja për alarm

Studimet kanë treguar se 31 për qind e partnerëve në lidhje fshehin financat e tyre ose kanë ndonjë llogari apo kartelë bankare të fshehur nga partneri apo partnerja e tyre.

Si të njihni nëse partneri juaj po fsheh diçka në lidhje me financat? Këto janë pesë shenja për alarm:

-Vëreni gjëra të reja

Shkaqet janë të ndryshme pse partneri ose partnerja juaj fsheh paratë nga ju, por edhe transaksionet financiare. Njëra nga arsyet mund të jetë blerja e gjërave të reja, rroba ose pajisje elektronike.

-Mbrohet kur i përmendi paratë

Madje, edhe nëse para kësaj nuk ka qenë “temë e ndaluar”, bisedat për financat e partnerit ose partneres suaj krijojnë situata të pakëndshme. Partneri, i cili menjëherë pas përmendjes së parave, ndihet i sulmuar, atëherë kjo është shenjë se ai apo ajo po fsheh diçka.

-Përcillni rregullisht gjendjen e llogarisë

Shërbimet bankare që çdo muaj t’ju dërgojnë të dhënat në email ka shumë epërsi: më pak përdorim të letrave, raportim më të thjeshtë, por edhe privatësi më të madhe. Nëse keni vërejtur ndonjë ndryshim të të dhënave nga llogaria e partnerit ose partneres suaj, por edhe vështirësi me rastin e bisedave rreth parave, atëherë mund të keni problem.

-Ju mbulon me dhurata

Nëse partneri për një moment bëhet zemërgjerë dhe ju mbulon me dhurata, është koha që të hapni mirë sytë. Mund të bëhet fjalë vetëm për ndërgjegje se ka ardhur koha që t’ua kompensojë gjithë ato që nuk ua ka ofruar më herët, por nëse e dini se sa para ka pasur në dispozicion më herët, është koha për një bisedë serioze.

-Shmangia e pagesave me kartelë

Vetëm paratë ‘kesh’ nuk lënë gjurmë në dokumente. Llogaria nga ndonjë transaksion mund të bartet lehtë dhe më këtë krijohen edhe faktet për paranë e shpenzuar. Nëse dyshoni se partneri ose partnerja juaj po ju mashtron financiarisht, ky mund të jetë një fakt i mirë për këtë.