Pesë të vdekur nga stuhia e borës

Stuhia ka filluar të zhvendoset në lindje

Autoritetet amerikane kanë njoftuar se stuhia dhe reshjet e mëdha të borës kanë shkaktuar vdekjen e pesë personave.

Stuhia u zhvendos në Kansas dhe Nebraska nga Rockies të premten, pastaj në lindje në Misuri, Iowa, Illinois dhe Indiana, duke mbuluar rrugët dhe duke shkaktuar rrezik në komunikacion.

Autoritet e Missourit kanë pranuar më shumë se tre mijë thirrje për ndihmë. Gjatë të shtunës janë shënuar mbi 700 aksidente dhe 1 mikë 300 vetura kanë dalë nga rruga.

Stuhia ka filluar të zhvendoset në lindje, me ç’rast trashësia e borës në Washington pritet të shkojë në 25 cm.

Meteorologët kanë paralajmëruar se reshje më të mëdha të borës do të bien në Virgjinia. Guvernatori i Virgjinias, Ralph Northam, e ka shpallur gjendjen e emergjencës në mbrëmjen e së shtunës në mënyrë që vendi të përgatitet sa më mirë për këto kushte atmosferike./21Media

Back to top button