Pesë të vdekur nga zjarri në traget

Pesë persona kanë gjetur vdekjen pasi një traget u përfshi nga zjarri në det, në Indonezi

Zëdhënësi i ministrisë së Transportit, Julius Adravida Barata, tha se 178 persona u shpëtuan, pa saktësuar ama numrin e pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit që rezultojnë ende të zhdukur.
Gjithçka ndodhi gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes rreth tre kilometër larg ishullit të Masalembo.

Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta, ndërkohë që autoritetet vendase kanë nisur hetimet./21Media

 

Back to top button