Thënie frymëzuese nga shkrmitari që hyn në listën e më të lexuarve në botë

Thënie frymëzuese nga shkrmitari që hyn në listën e më të lexuarve në botë

Paolo Coelho është një nga shkrimtarët më të lexuar botëror të viteve të fundit. Ai u lind në vitin 1947 në qytetin Rio De Zhaniero në Brazil. Ai i ka brkatisur udhëtimet e tij për të udhëtuar nëpër botë. E kur u kthyë në Brazil filloi të shkruaj vepra teatrale dhe tekste të këngëve për Raul Seiksas.

Botoi librat të cilat u përkthyen në shumë gjuhë të botës “Kalendari i një Magjistari ose Pelegrini i Kobostelit’’ (1987), ku përshkruan eksperianecat e tij . Në vazhdim do të shkruajë ‘’Alkemisti’’ (1988), Brida’’ (1990), Valkiriet (1992), ‘’Në brigjet e lumit Piedra u ula dhe qava’’ (1994), ‘’Mali i pestë’’(1996), ‘’Manuali i luftëtarit të Dritës’’ (1997), ‘’Veronika vendos të vdesë’’ (1998) ‘’ Djalli dhe zonjusha Prim’’ (2000), ‘’11 Minuta’’ (2003), ‘’Zahir’’ (2005) e të tjera.

Coelho është edhe fitues i çmimeve ndër më prestigjozet ndërkombëtare si Award Crystal nga Forumi Botëror Ekonomik dhe Legjioni d’Honneur të Francës.

Ndërkohë thëniet dhe aformizmat nga ky autor janë mjaft motivuese dhe të pëlqyera për lexuesit. Më poshtë keni pesë prej tyre. Fillojmë me atë më të njohuren:

– Kur një person e dëshiron me të vërtetë diçka, i gjithë universi “bën plane” për ta ndihmuar që të realizojë ëndrrën e tij
– Nuk ka nevojë për arsye për të dashur dikë
– Shumica e njerëzve e shohin botën si një vend të rrezikshëm dhe, për shkak se ata e shohin kështu, bota rezulton, me të vërtetë, të jetë një vend i rrezikshëm
– Realizimi i fatit të tij, është detyrimi i vërtetë i një personi
-Mos harroni se aty ku ndodhet zemra juaj, aty do të gjeni thesarin tuaj

Natyrisht që këto janë vetëm një pjesë e vogël e krijimtarisë së tij të bujshme letrare./21Media