Ata janë pesë emra të njohur

Ata janë pesë emra të njohur

Disa nga yjet e Premier Ligës do të mbesin të lirë, pas përfundimit të sezonit në Ligën Angleze. Kur kanë mbetur më pak se pesë muaj deri në përfundim të sezonit në Ligën Angleze dhe disa lojtarë duhet të gjejnë veten në ekipe tjera pas mbarimit të kontratave me klubet aktuale.

Disa klube do të mundohen të përfitojnë në merkaton e janarit, duke mos i lënë lojtarët të ikin të lirë, me kosto zero.

Yjet të cilët do të jenë pa kontratë pas përfundimit të sezonit në Premier Ligë janë: Vicent Kompany i Manchester City-t, James Milner i Liverpooli-t, Oliver Giroud i Chelsea-s, Ashley Young i Manchester United dhe Aron Ramsey i Arsenalit.