Mundohuni t'i evitoni këto ushqime

Mundohuni t’i evitoni këto ushqime

Fryrja e stomakut mund të shkaktohet duke ngrënë ushqime të caktuara në dietën tuaj.

Ju mund të ulni rrezikun e fryrjes së stomakut duke shmangur këto ushqime të zakonshme.

Fryrja e stomakut është një gjendje e zakonshme që prek shumicën e njerëzve në një pikë në jetën e tyre. Kjo mund të bëjë që stomaku të ndjehet i fryrë dhe përgjithësisht i parehatshëm.

Ju mund të jeni në rrezik nga fryrja e stomakut nëse konsumoni ushqime të caktuara ose duke ngrënë shpejt. Ju mund të jeni në rrezik nëse rregullisht hani qepë, pasi rrit shanset tuaja për fryrje të stomakut, sipas nutricistes, Adda Bjarnadottir.

Sipas saj, përveç qepëve në fryrjen e stomakut ndikon edhe konsumi i fasules, thjerrëzës, brokolit dhe lakrës.