Pesë vjeçarja që i bën të gjitha punët

Anna ka hyrë në rolin e kujdestares

Në moshën pesë vjeçare, Wang Anna ka marrë rolin e kujdestarës së gjyshes dhe stërgjyshës së saj të së sëmura. Anna kujdeset pasi që prindërit e saj ishin ndarë, babai ishte dërguar në burg ndërsa nëna e saj u martua për dikë tjetër kur Anna kishte vetëm tre muaj.

Por, Anna ka hyrë në rolin si kujdestare me krahë të hapur dhe zemër të hapur. Çdo ditë ajo kujdeset për gjyshen e saj, nga gatim, pastrim dhe duke i ndihmuar ato të lëvizin, shkruan rtv21.tv.

Për shkak se ato jetojnë në një zonë të largët të Zunyi në Kinë, Anna ka dashur të mbështetet në mirësinë e fqinjëve të saj, ata e lejuan Annën në kopshtin e tyre të marr perime për ta ushqyer familjen e saj.

Ajo zgjohet herët në mëngjes për të përgatitur ushqim dhe kalon pjesën tjetër të kohës së saj duke e pastruar shtëpinë.

Secili duhet të inspirohet nga kjo vajzë e vogël ajo ka marrë një përgjegjësi të tillë dhe ka një buzëqeshje në fytyrën e saj. Kur vajza e re është pyetur nga një gazetar, nëse kishte ndonjë gjë që ajo donte për gjyshet e saj, Anna ka thënë: “shëndet të mirë.”/21Media

123456-108-79-5

Back to top button