Ish-guvernatori meksikan u arrestua në Itali

Ish-guvernatori meksikan u arrestua në Itali

Policia në Itali ka arrestuar ish-guvernatorin e shtetit meksikan të Tamaulipas, Tomás Yarrington.

Yarrington, i cili shërbeu si guvernator nga viti 1999 deri në vitin 2005, kishte qenë në arrati për gati pesë vjet.

Ish-Guvernatori është akuzuar për marrjen e miliona dollarëve ryshfet nga kartelet e drogës në këmbim të mos pengimit të  aktiviteteve të tyre të kontrabandës, shkruan BBC.

Një shpërblim prej 15 milionë pesos meksikan ($650,000 euro)  janë  ofruar për informacion që do të çonte në arrestimin e tij.