Heqja e barrikadës kishte zgjatur rreth katër orë

Heqja e barrikadës kishte zgjatur rreth katër orë

Gjatë natës së 17 qershorit të vitit 2014 u largua barrikada mbi lumin Ibër, e cila që nga viti 2011 ishte simbol i ndarjes fizike së veriut të Kosovës.

Aksioni për heqjen e kësaj barrikade, që dikur ishte vendosur nga të ashtuquajturat “rojat e urës”, është hequr nga të njëjtit, dhe kishte zgjatur rreth katër orë, ndërsa nuk është shënuar ndonjë incident.

Gjatë këtij aksioni, mbi urë janë vërejtur forca të shtuara të Policisë së Kosovës dhe karabinierëve italianë, të cilët nuk lejonin praninë e qytetarëve afër urës.

Ndryshe, heqja e barrikadës e cila prej shumë kohësh ka ndarë qytetin e Mitrovicës dhe ka penguar lirinë e lëvizjes u bë nga dy ekskavatorë që kanë ardhur nga veriu.