Datë e veçantë për Lyrical Son dhe Gresën

Datë e veçantë për Lyrical Son dhe Gresën

Çifti i njohur i estradës, Lyrical Son dhe bashkëshortja e tij, Gresa sot festojnë pesë vjetorin e martesës, shkruan rtv21.tv

Në rrjetin social Instagram, Gresa ka bërë një dedikim shumë të veçantë për reperin, Lyrical Son.

“Gëzuar përvjetorin e 5-të të martesës për dashurinë time. Ti je personi më i mahnitshëm brenda dhe jashtë. Shumë e lumtur që jam gruaja jote tani dhe përgjithmonë. Të dua përgjithmonë!”, ka shkruar Gresa, krahas fotografisë.

Lyrical Son është i martuar me Gresa Krasniqin që nga gushti i vitit të 2014 dhe kanë dy vajza: Evën dhe Erikën./21Media