Rashica, Rrahmani e Muriqi në tribunë

Rashica, Rrahmani e Muriqi në tribunë

Trajneri i Kosovës, Bernard Chandler ka vendosur që disa nga lojtarët kryesorë të kombëtares së Kosovës të mos jenë pjesë e kësaj ndeshje.

Rashica edhe pse është kthyer nga lëndimi nuk do të jetë pjesë e ndeshjes dhe gjendet në stadium vetëm si shikues.  Përveç, Rashicës nga tribuna janë duke e ndjekur ndeshjen edhe Vedat Muriqi, Amir Rrahmani e Besart Celina. Këto foto janë siguruar nga rtv21.tv.

Kosova të hënën do të përballet me Malin e Zi, në kuadër të kualifikimeve për Europiani./21Media