E rrallë!

E rrallë!

Një vizitor në një fshat në jug të Kinës mbeti pa fjalë pasi pa një peshk që duket se ka fytyrë njerëzore. Pamjet tregojnë shenjat e krapit, që i ngjajnë gojës, hundës dhe syve.

Një grua që e xhiroi ishte aq e hutuar nga pamja: “Peshku është shndërruar në zanë“, transmeton rtv21.tv

U zbulua dje nga një vizitor në fshatin Miao, sipas një blogeri të famshëm, Feidian Videos. Përdoruesit e internetit u mahnitën nga xhirimi 15-sekondësh.

Krapët kanë qenë prej kohësh të njohur që kanë shenja të cilat mund të duken si fytyrë njerëzore, por në të vërtetë janë të rrallë. Të tilla raste janë raportuar në Tajvan dhe Britani të Madhe./21Media