Peticion që LDK ta nënshkruajë marrëveshjen, VV: Nuk e kemi nisur ne

Vetëvendosje mohon se ka iniciuar peticionin

Kanë kaluar më shumë se tre muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve dhe ende nuk është formuar Qeveria e re e Kosovës.

Partia e cila doli e para në zgjedhje të 6 tetorit, Lëviza Vetëvendosje është në bisedime me LDK-në për ta bërë marrëveshjen për bashkëqeberisje, por këto dy subjekte politike ende nuk kanë rënë në ujdi.

Një situatë e tillë ka nxitur pakënaqësi te qytetarët e Kosovës të cilët kanë bërë një peticion online, përmes të cilit i kërkohet LDK-së që ta nënshkruajë marrëveshjen.

“Kosova ka nevojë urgjente për një qeveri stabile, për zhvillim ekonomik, drejtësi, arsim dhe shëndetësi dinjitoze. Nuk kemi kohë për të humbur. #BollMo”, kërkohet ndër tjerash përmes peticionit.

Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar se ka gisht në këtë punë.

“Lëvizja s’ka nisur asnjë peticion online e as ndërmend se ka. S’jemi specie dixhitale ne, kur duam bëjme organizim dhe dalim tek qytetaret dhe organizojmë peticion siç duhet.”, thuhet në reagimin e zëdhënsit të LVV-së, Arlind Manxhuka./21Media

Back to top button