Mehmeti triumfoi në Budapest

Mehmeti triumfoi në Budapest

Fitnes-modeli Petrit Mehmeti ka marrë kupën e artë në garat ndërkombëtare të fitnesit dhe bodybuildingut, të mbajtura më 12 dhe 13 tetor në Budapest të Hungarisë.

Në mesin e shumë garuesve nga vende të ndryshme të Evropës, madje disa edhe nga vende tjera të botës, Mehmeti ka zënë vendin e parë në kategorinë “Men’s physique”.

Pas kësaj, ai ka arritur të marrë kupën e artë për gjithë kategorinë “Men’s physique”, duke u shpallur kështu kampion evropian i të gjitha kategorive ne garën e mbajtur.

Ndryshe, Petrit Mehmeti është pjesë e ekipit të bodybuilderit të njohur kosovar, Egzon Hyseni, njëherit fitues i disa garave të fitnesit dhe bodybuildingut në nivel të vendit dhe atë ndërkombëtar.

Mehmeti ka vlerësuar lart punën e trajnerit te tij, me ç’rast ka thoënë se ka merita shumë të mëdha për fitoren e kampionatit.

Synimet e radhës janë kampionati mbarëkombëtar në Kosovë si dhe garat botërore që do të mbahen më 5 nëntor në Dubai.