Blaka: Ndihem shumë mirë që kemi një strehë

Blaka: Ndihem shumë mirë që kemi një strehë

Në kuadër të fushatës “Nga një cent për çdo litër, gëzojmë 8-të familje”, kompania e derivateve “Petrol Company” siguroi strehë për familjen Blaka nga Peja. Familja e Asmir Bajram Blakës e cila po jetonte në kushte të vështira është tejet falënderuese ndaj kësaj kompanie që ua siguroi kulmin mbi kokë. “Petrol Company” po vazhdon me këtë kampanjë për ndërtimin e shtëpive të tjera për familjet në nevojë./21Media