Pezullimi i taksës: Pas presioneve të shumta takohen Kurti e Mustafa

Mustafa: Me Kurtin do të flasim për taksën.-Osmani: Nuk mund të rrezikohen raportet me SHBA-në dhe BE-në.-Haradinaj: Do të protestojmë kundër heqjes së taksës

 Ndërkohë gjatë ditësh kishte edhe reagime të tjera pas paralajmërimit të kryeministrit Kurti për pezullimin e taksës. I dërguari i presidentit amerikan për dialogun, ambasadori Grenell  ka deklaruar se SHBA nuk i mbështesin masat gjysmake për taksën dhe ka vlerësuar se Kurti po bën gabim serioz. Presidenti Thaçi tarifën e sheh si pengesë serioze në raportet Kosovë- SHBA.  Ndërsa BE ka mirëpritur njoftimin e Kurtit për pezullimin e tarifës,  të cilin e la cilësuar hap që  mund të qoj në rifillimin e dialogut midis Prishtinës e Beogradit.(Teksti- Burim ZARIQI, kamera- Lulzim FANA)./21Media

Back to top button