Nuk rezulton të ketë trupa të tjerë

Nuk rezulton të ketë trupa të tjerë

Pezullohen kërkimet nga grupi malazez në hotelin “Miramare” në Durrës pasi pas të gjitha kërkimeve edhe me qentë e specializuar nuk rezulton të ketë trupa të tjerë.

Sipas tyre, dyshimet e ekipeve të djeshme që mund të kishte persona të tjerë nën rrënoja, ka qenë për shkak të lehjes së qenit.

Por malazezët thonë me shumë mundësi qeni ka nuhatur gjakun e mbetur të personave që janë nxjerrë.

Por pala shqiptare bashkë me atë zvicerane do të vijojnë kërkimet, fillimisht me eskavator për të lëvizur inertet./oranews