Silva duhet të paguajë rreth 45,000 euro

Silva duhet të paguajë rreth 45,000 euro

Mesfushori i Manchester City, Bernardo Silva është pezulluar për një ndeshje për shkak të një Tweet-i, i cili u konsiderua racist, që ai i dërgoi shokut të skuadrës Benjamin Mendy, në shtator. Mesfushori gjithashtu duhet të paguajë gjobë rreth 45,000 euro.

Këtë e ka bërë të ditur Martyn Ziegler, i cili përmes rrjetit social Tweet-er, tregoi vendimin e federatës angleze, transmeton rtv21.tv


Silva ka postuar një foto të Mendy-it, duke e krahasuar atë me maskotën e një brendi spanjoll. Por, më pas ylli portugez e ka fshirë foton.


Pas atij postimi Silva ka thënë se ishte vetëm shaka.

“Nuk mund të bëj shaka me një mik këto ditë … Ju djem ..”, tha ai.


Si rezultat i pezullimit, Silva do të humbasë ndeshjen e Premier Ligës, me Chelsea, më 23 nëntor./21Media