"Sot le të kënaqen dhe le të festojnë ata që arritën të më bëjnë presion, të më shantazhojnë"

“Sot le të kënaqen dhe le të festojnë ata që arritën të më bëjnë presion, të më shantazhojnë”

Kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), Ilir Morina, është pezulluar nga pozita e tij katër ditë para zgjedhjeve.

Përmes një postimi në Facebook, Morina ka thënë se është pezulluar nga puna “me vendime qesharake të pabaza”.

“Sot le të kënaqen dhe le të festojnë ata që arritën të më linqojnë, të më bëjnë presion, të më shantazhojnë, të përfitojnë nga puna ime dhe stafit tim”, ka shkruar Morina ndër të tjera në Facebook./21Media