Zarfet me aplikime për viza përfundojnë në thasët me vota të diasporës

Zarfet me aplikime për viza përfundojnë në thasët me vota të diasporës

Në Qendrën e Verifikimit të votave që kanë arritur me postë për zgjedhjet e 6 tetorit është pezulluar procesi i verifikimit deri në ora 14 të ditës së sotme.

Procesi është pezulluar me kërkesë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve – KQZ.

Në ora 14:00 KQZ pritet të mbajë mbledhjen e radhës.

Në mesin e pakove me vota të diasporës, të cilat kanë ardhur me Postë, kanë gjetur edhe zarfe të qytetarëve që kanë aplikuar për viza përmes postës./kallxo.com