Themeluesi i KAEF-it thotë se Kosova është edhe shtëpia e tij e dytë

Themeluesi i KAEF-it thotë se Kosova është edhe shtëpia e tij e dytë

Themeluesi i “Fondit Kosovaro-Amerikan për Edukim”, Dale Pfeiffer në emisionin “Bon Bon” në RTV21 foli për ndikimin që ka Fondi Kosovaro-Amerikan në edukim. Pfeiffer pati lëvdata të shumta për rininë kosovare dhe i vlerësoi lartë arritjet e disa bursistëve të këtij Fondi.

Pfeiffer deklaroi se Kosova është edhe shtëpia e tij e dytë. Madje, ai u shpreh se shpesh iu thotë me shaka miqve të tij se e sheh Kosovën si një shtet i SHBA-ve brenda Bashkimit Evropian./21Media