Pheniani hedh poshtë kërkesën e Seulit për dialog

Pheniani hedh poshtë kërkesën e Seulit për dialog

Koreja e Veriut testoi sot dy raketa të paidentifikuara në det dhe hodhi poshtë kërkesën e vazhdueshme për dialog nga presidenti koreano-jugor, Moon Jae-in, duke refuzuar çdo diskutim për paqe me Seulin.

Ky testim, i gjashti i këtij lloji në tre javë, është një mënyrë për të protestuar kundër manovrave të përbashkëta ushtarake mes Koresë së Jugut dhe SHBA-së.

Drejtuesi koreano-verior, Kim Jong Un i cilësoi këto testime si një paralajmërim zyrtar për Korenë e Jugut.

Pheniani vazhdon të protestojë kundër këtyre lloj manovrash në Korenë e Jugut, të cilat i konsideron si provë e një pushtimi të territorit të tij.