Ëndrrat dhe dëshirat për të qenë pjesë e ekraneve kërkojnë shumë sakrificë

Ëndrrat dhe dëshirat për të qenë pjesë e ekraneve kërkojnë shumë sakrificë

Aktorit të njohur Joaquin Phoenix i është dashur ti humbasë mbi 23 kilogramë për të luajtur rolin e Jokerit në filmin poashtu të titulluar “Joker”.

Teksa fliste për sfidat që i është dashur të kalonte për rolin e tij, Phoenix tha se fillimisht nuk kishte pranuar të humbiste peshë për rolin, por regjisori Todd Phillips e kishte nxitur që të jepte maksimumin.

Roli i Jokerit e ka bërë aktorin të ndryshojë drastikisht në një kohë të shkurtër, dhe kjo ka ndikuar negativisht në shëndetin e tij.

Në fillim ju ndiheni të lodhur. Duhet vazhdimisht të motivoni dhe ti flisni vetes: Unë e di që mund ta bëj këtë gjë, unë mund t’ja dal”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, Phoenix ka theksuar se gjatë kësaj procedure nuk mund të shoqërohej me askënd, dhe kjo ia bëri më të vështirë punën.

Ky regjim strikt dietik poashtu ndikoi në shprehitë e tij ushqyese dhe reagimin ndaj ushqimit. Aktori ka rrëfyer për AP se as televizor nuk mund të shihte, pasi kishte frikën se do e provokonin reklamat mbi ushqimet./21Media