"Physical" e Duas po pëlqehet shumë

“Physical” e Duas po pëlqehet shumë

Artistja e mirënjohur shqiptare, Dua Lipa para pak ditësh publikoi videoprojektin “Physical”. Edhe pse ka pak ditë që nga publikimi, kjo këngë po pëlqehet shumë nga fansat e saj.

Një videoklip me shumë ngjyra i shoqëruar edhe me animacion. Këngëtarja shqiptare pothuajse në gjithë videoklipin shfaqet me veshje të njëjtë, por që ndryshojnë vetëm ngjyrat, transmeton rtv21.tv

Kënga e Duas është promovuar në ekranin gjigant të qytetit të New Yorkut nga Amazon Music.

“Faleminderit shumë për dashurinë dhe mbështetjen dhe faleminderit çdo njërit që po e dëgjon këngën “Physical”, shkroi ajo, transmeton rtv21.tv

Për këtë projekt, Dua ka thënë se është inspiruar në vitet e 80-ta./21Media