Pijet alkoolike nuk do t’u shiten personave nën 18 vjeç

Ata që shesin pije alkoolike, do të dënohen në bazë të kompetencave që ka inspektorati

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala gjatë ditës së sotme ka inspektuar një dyqan afarist ku dërgoi mesazh të qartë se kushdo që i shet pije alkoolike të miturve do të dënohet në bazë të kompetencave që ka inspektorati, ku dënimet përfshijnë si individin, ashtu dhe dyqanet.

“Kjo iniciativë për inspektim do të përfshinë gjitha dyqanet afariste, qofshin ato të mëdha apo të vogla. Në bazë të urdhëresës që ka hyrë në fuqi dje, gjitha këto dyqane duhet ta respektojnë atë” tha ministri Shala.

Tutje, ai theksoi se përveç pijeve alkoolike, inspektimi përfshin dhe ekspozimin e kutive të duhanit dhe shitjen e tyre personave nën 18 vjeç.

Ndërsa, kryeinspektori i MTI-së tha se nuk kanë kuadro të mjaftueshme të inspektorëve për mbikëqyrje të të gjitha pikave shitëse. Mirëpo, sipas tij, ata do të bashkëpunojnë me inspektorët komunalë.

Dje Ministri i Tregistë dhe Industri ka lëshuar një Urdhëresë për Inspektoratin e Tregut, që i obligon ata për zbatim me përpikmëri të nenit 15 të Ligjit Nr 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit.  Kjo urdhëresë ka për qëllim të ndalojë dhe sanksionojë shitjen, shërbimin dhe dhurimin e duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën moshën 18 vjeç. 

Back to top button