Pas një dite të lodhshme ju duhet relaksimi

Pas një dite të lodhshme ju duhet relaksimi

Njëra prej gjërave më të vështira para se të flesh është qetësia para gjumit. Relaksi është një proces i lehtë natyral.

Lidhur me këtë ju sjellim tri pije qetësuese që të çlodhin para se të flesh.

Çaj limoni me mjaltë-Mjalti qetëson fytin dhe limoni është i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë të tjerë. Të dyja bashkë qetësojnë stomakun. Sa herë ndihesni i/e shqetësuar para gjumit, kjo është zgjidhja.

Çaji jeshil– Është një tjetër zgjidhje e mirë para gjumit, sepse përmban një përbërës relaksues natyral, theaninë. Çaji jeshil është më i mirë nëse keni nevojë për t’u qetësuar nga një gjendje ankthi.

Çaji kamomili– Ky opsion është në thelb, sinonim i gjumit. Një filxhan kamomil është pija perfekte për të ndihmuar trupin të qetësohet dhe të bëhet gati për të fjetur./21Media