Pjesë e klipit edhe "Teta Gjyli"

Pjesë e klipit edhe “Teta Gjyli”

Rep-artistja e mirënjohur shqiptare, Melinda Ademi ka publikuar projektin e saj më të ri.

‘Pika Pika’ mban titullin kënga, e cila vjen e realizuar edhe me videoklip, në të cilin bënë pjesë edhe aktori i njohur i “Stupcave” Osman Azemi, i cili shfaqet në rolin e “Tetes Gjyli”.

Për tekstin e këngës është kujdesur vetë Melinda së bashku me Tonic dhe Denk.

“Çifteli” titullohet projekti i fundit i Melindës, i cili u prit shumë mirë nga fansat e saj. Në Youtube kjo këngë e publikuar në muajin mars ka arritur të grumbullojë mbi 10 milionë klikime./21Media