Trafikantët tentuan ta shesin për pesë milionë dollarë

Trafikantët tentuan ta shesin për pesë milionë dollarë

Piktura, për të cilën besohet se është vepër e Pablo Picassos, një nga artistët më të njohur evropian, është konfiskuar në lindje të Turqisë.

Policia turke njoftoi se piktura në qytetin Erzurum, arriti nga provinca lindore turke Van dhe se trafikantët tentuan ta shesin për pesë milionë dollarë.

Hetimi paraprak ka vërtetuar se portreti i burrit të ri të buzëqeshur, mban firmën e Picassos nga viti 1939.

Në anën e prapme të pikturës gjenden informacione dhe vula që vërtetojnë se piktura i takon Picassos.

Po ashtu në aksion u konfiskuan edhe tre letra hieroglifik të egjiptianëve të vjetër.