Fatih Karabaxhakut iu dorëzuaedhe ftesa për Lojërat Olimpike Europiane që do të mbahen në Minsk

Fatih Karabaxhakut iu dorëzuaedhe ftesa për Lojërat Olimpike Europiane që do të mbahen në Minsk

Sot delegacioni i Kosovës ka udhëtuar për Budapest të Hungarisë për të marrë pjesë në kampionatin Individual Botëror për Senior, pas një ‘beteje’ me shkresa për shkak të mos lejimit të pjesëmarrjes së Kosovës me flamurin kombëtar në Kampionatin Individual Europian në Alicante të Spanjes që ka qenë kriter për pjesmarrje në Botërorë.

Pas insistimeve të vazhdueshme të Kryetarit të FPPK-së dhe takimeve të tij me udhëheqësit e ITTF dhe ETTU-së, në shenjë kërkim falje për dështimin e trajtimit si antar i barabartë, Kosovës i lejohet të marrë pjesë në WTTC në Budapest si dhe i jepet e ftesa Fatih Karabaxhakut për në Lojërat Olimpike Europiane që do të mbahen në Minsk.

Edhe një herë FPPK dëshmohet për përkushtimin për të ngritur sportin Kosovar në përgjithësi e pingpongut në veçanti në arenën ndërkombëtare.

Kosovën në këtë kampionat do ta përfaqësojnë: Linda Zeqiri, Iliriana Haliti, Fatih Krabaxhaku dhe Kreshnik Mahmuti, me trajnerin Yll Bislimi kurse delegat Nehat Çitaku./21Media