Klubi nga Firence është në një krizë të thellë rezultatesh

Klubi nga Firence është në një krizë të thellë rezultatesh

Humbja në shtëpi nga Frosinone, ka qenë përcaktuese për të ardhmen e trajnerit të Fiorentinës, Stefano Pioli që ka dhënë dorëheqje.

53-vjeçarit i përfundonte kontrata me ekipin nga Firence në fund të sezonit. Ky ishte sezoni i dytë që Pioli drejtonte Fiorentinën. Ecuria e dobët në rezultate e javëve të fundit ka sjellë ndarjen mes palëve.

Fiorentina nuk fiton në kampionat prej shtatë ndeshjes dhe renditet në vendin e dhjetë me 39 pikë.

Ekipi ka një shans për kualifikim në Evropë dhe për të fituar trofe këtë sezon, pasi është në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Ndeshja e parë kundër Atalantës në shtëpi është mbyllur në barazim 3-3. Sfida e kthimit zhvillohet me datë 25 prill.