Pioli ishte trajner i klubeve të famshme

Pioli ishte trajner i klubeve të famshme

Fiorentina ka bërë zyrtare marrëveshjen me Stefano Pioli, si trajner të skuadrës së parë. Ish-trajneri i Interit ka zëvendësuar Paulo Sousan.

Pioli ishte pjesë e Violas si lojtar në vitet 1989 – 1995, ku bëri 156 paraqitje.

51-vjeçari para ‘zikaltërve’ ishte trajner i klubeve si Lazio, Parma, Sassuolo, Chievo e Palermo.

Një nga transferimet e para të Piolit pritet të jetë sulmuesi i Interit, Eder.