Barcelona mposht Villarealin me rezultat 2-1,

Barcelona mposht Villarealin me rezultat 2-1,

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka kritikuar përgatitjet parasezonale pas fitores ndaj Villarealit. Barcelona gjatë përgatitjeve parasezonale udhëtoj fillimisht në Japoni, pastaj në Amerikë.

Spanjolli tha se kjo gjë nuk iu ka ndihmuar, andaj janë këto rezultate të dobëta, transmeton rtv21.tv.

Përgatitje parasezonale nuk na ka ndihmuar. Ka pasur shumë udhëtime, por jemi Barcelona dhe nuk ka arsyetime. Duhet të fitojmë”, deklaroi ai. Barcelona këtë sezon është një pikë mbrapa liderit, por shumë skuadra nuk i kanë zhvilluar gjashtë ndeshje, për këtë gjë ka folur edhe Pique.

“Ishte e rëndësishme të fitojmë, sepse nuk donim t’iu largonim skuadrave që janë në krye. Ishte me rëndësi të fitojmë tri pikë”, përfundoi ai.

Ekipi katalanas ka humbur shkëlqimin e dikurshëm dhe trajneri Ernest Valverde po kritikohet shumë për lojën e tij.

Ndryshe, Barcelona dje mposhti Villarealin me rezultat 2-1, golin e parë e shënoi Griezmann, ndërsa më vonë Arthur shtoi epërsinë në 2-0, golin e nderit për mysafirët e shënoi Santi Cazorla./21Media