Hollywood kërkon bllokimin e faqeve pirate

Hollywood kërkon bllokimin e faqeve pirate

Organizata The Motion Picture Association ka fituar gjyqin në Irlandë, ku disa provajderë të internetit kanë marrë urdhrin që të bllokojnë qasjen në faqet pirate.

Studiot e Hollywood-it pohojnë se pirateria online sjell deri te humbje prej disa miliona, pas të cilës kërkuan ndalimin e faqeve movie4k.to, primewire.ag dhe onwatchseries.to, ndërsa tash kërkojnë “caqe” të reja.

Përkujtojmë se The Pirate Bay është bllokuar qysh në vitin 2009 si pjesë e marrëveshjes së bartësve të autorit dhe provajderit irlandez ISP Eircom. Disa vite më vonë, Gjykata e Lartë i urdhëroi edhe provajderët tjerë që të ndjekin këtë shembull, transmeton KosovaPress.

Në akuzën e tyre, studiot e filmit, në mesin e të cilave janë Disney, Twentieth Century Fox dhe Warner Bros, kanë përshkruar këto faqe si çerdhe për shkelje masive të drejtave të autorit pasi paraqiten mijëra filma piratë.

Gjykata këtë javë miratoi kërkesën dhe faqet së shpejti do të bllokohen.